Ky është mësuesi që dyshohet se rrahu nxënësin 10-vjeçar në shkollën e fshatit Shalë të Lipjanit

Rifat Kleçka është mësuesi që është arrestuar nën dyshimin se ka ushtruar dhunë fizike ndaj një nxënësi 10-vjeçar në SHFMU “Ibrahim Banushi” në fshatin Shalë të Lipjanit.

Sipas burimeve të Sinjalit, rasti është denoncuar nga babai i të miturit, i cili ka raportuar në Polici se djali i tij kishte marrë lëndime në kokë pasi dyshohet se ishte goditur nga mësuesi gjatë qëndrimit në shkollë.

Fëmija ka marrë trajtim mjekësor në QKMF-Komoran, ndërsa më pas është intervistuar nga Policia në prani të prindit.

Ndërkohë, i dyshuari Rifat Kleçka është intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, ndaj tij është iniciuar rasti “Keqtrajtimi gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike”, ndërsa i njëjti është ndaluar për 48 orë.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit