spot_img
spot_img
Saturday, December 20, 2025
spot_img
spot_img

“Ky është lojtari më i mirë që kam parë”, deklarata e papritur e ish-arbitrit të njohur: Harrojeni Mesin dhe CR7

Ish-gjyqtari anglez Mark Klatenburg ka zbuluar se si dikur mendonte se Luis Suarez ishte më i mirë se Kristiano Ronaldo dhe Lionel Mesi.

50-vjeçari e quajti sulmuesin uruguaian një ‘lojtar të talentuar’, por pohoi se ai ishte një ‘lojtar i vështirë për t’u gjykuar’.

Suarez konsiderohej si një nga sulmuesit më të mirë të gjeneratës së tij. Duke luajtur për ekipet kryesore si Ajaks, Liverpul dhe Barcelona. Ai ka grumbulluar 509 gola dhe 277 asiste në 846 ndeshje në nivel klubi deri më tani.

Ai është gjithashtu golashënuesi më i mirë i Uruguait, me 69 gola dhe 39 asiste në 143 ndeshje.

Në podkastin “Beast Mode On” të “GOAL”, Kaltenburg kujtoi një ndeshje mes Ajaksit dhe ekipit sllovak Slovan Bratislava gjatë sezonit 2009-2010 në Ligën e Europës.

Në ndeshjen e parë të raundit të “play-off-“it, Suarez shënoi katër gola për skuadrën holandeze, e cila fitoi 5-0.

Klatenburg tha:

“Do t’ju tregoj një lojtar tjetër që për mua ishte jashtëzakonisht i talentuar. Lojtar i vështirë për t’u arbitruar, por një lojtar i talentuar, ishte Luis Suarez.

Mbaj mend që e arbitrova kur luante për Ajaksin dhe ai shënoi katër gola kundër Slovan Bratislavës. U ktheva në shtëpi te shokët e mi dhe thashë ‘Sapo kam parë një nga lojtarët më të mirë. Harrojeni Ronaldon, harrojeni Mesin”.

“Thashë, ‘Uau, ky është një super lojtar’. Ai kaloi te Liverpuli disa muaj më vonë. Ishte një nga ata lojtarë që mund të lidhte të gjithë. Mendoj se Mesi e ka thënë hapur se i pëlqente të luante me Suarezin sepse ai bënte të gjithë punën e pistë për të”, shtoi Klatenburg.

Pavarësisht se mbushi 38 vjeç këtë vit, Suarez vazhdon të bëjë diferencën për skuadrën e MLS, Inter Majemi.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit