Ky është kosovari që humbi jetën në aksidentin tragjik në Finlandë

Një shtetas nga Kosova ka humbur jetën sot si pasojë e një aksidenti të rëndë trafiku në zonën Tuupakka të qytetit Vantaa, në Finlandë.

Sipas njoftimit të familjarëve në rrjetet sociale, viktima është Mehmet Gashi, i cili po udhëtonte me motoçikletë në momentin kur është përplasur nga një veturë.

Policia dhe ekipet e urgjencës mjekësore kanë mbërritur në vendin e ngjarjes menjëherë pas marrjes së thirrjes rreth orës 12:29, mirëpo ai nuk u ka mbijetuar plagëve të marra.

Sipas autoriteteve, drejtuesi i veturës dyshohet për drejtim të rëndë të mjetit nën ndikimin e alkoolit, rrezikim të rëndë të sigurisë në komunikacion dhe shkaktim të rëndë të vdekjes nga pakujdesia.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit