spot_img
spot_img
Tuesday, February 3, 2026
spot_img
spot_img

Ky është ish i fejuari i Suanitës, vëllai i politikanit të njohur

Spektakli i sotëm i Big Brother VIP Kosova ka sjellë një rrëfim të papritur dhe mjaft personal nga Suanita, e cila ka vendosur të hapë zemrën lidhur me të shkuarën e saj sentimentale.

Gjatë mbrëmjes, banorja ka treguar për herë të parë se ka qenë në një lidhje serioze fejese që ka zgjatur plot katër vite, konkretisht nga mosha 20 deri në 24 vjeçare.

Me nota nostalgjie, ajo e përshkroi këtë histori si rastin tipik të “njeriut të duhur në kohë të gabuar”, duke theksuar se pavarësisht ndarjes, ata ruajnë një raport tejet korrekt dhe ish-partneri vazhdon të jetë beqar.

Por, kush është personi për të cilin foli Suanita? Burime për Prive By Liberta Spahiu kanë zbuluar se bëhet fjalë për një emër të lidhur me një nga familjet më të njohura në vend. Ish i fejuari i saj është Emri Lladrovci, vëllai i kryetarit të Drenasit, Ramiz Lladrovci, dhe heroit Fehmi Lladrovci.

Vërtetësia e këtij raporti të mbetur miqësor pasqyrohet më së miri edhe në botën virtuale; një vëzhgim i thjeshtë tregon se Emriu dhe Suanita vazhdojnë të ndiqen reciprokisht në rrjetet sociale, duke konfirmuar respektin e ndërsjellë që ka mbijetuar pas fundit të romancës së tyre katër vjeçare.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit