Ky është i riu që vdiq sot në vendin e punës

Një person ka vdekur si pasojë e lëndimeve të marra nga rrëzimi i një vinçi në një punishte ndërtimi në zonën e Lagjes së Spitalit në Prishtinë.

Fillimisht ishte raportuar se nga ky incident kishin mbetur të lënduar dy persona, ndërsa njëri prej tyre nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana.

“Lidhur me rastin në fjalë, ju njoftojmë se dy persona kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar për trajtim mjekësor. Si pasojë e lëndimeve, njëri nga ta nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve dhe ka ndërruar jetë. Vdekja e tij është konstatuar nga ekipa mjekësore në QKUK”, ka deklaruar Pllana.

I riu që vdiq ishte Ermal Sherifi bën të ditura mediat lokale.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit