Një ditë pas publikimit të pamjeve ku shihej një flamur serb i vendosur në dritaren e një shtëpie në qendër të Podujevës, Sinjali ka mësuar për një zhvillim të ri lidhur me këtë rast.
Burimet bëjnë me dije se, pas mesnatës, Korab Hasani dyshohet se ka shkuar me armë te shtëpia ku ishte vendosur flamuri serb.
Sipas informacioneve të Sinjalit, Policia ka intervenuar në vendin e ngjarjes, ku Hasani dyshohet se është kapur teksa po tentonte t’i thyente dritaret e shtëpisë për të hyrë me forcë brenda.
Burimet bëjnë me dije se, pas intervenimit, njësitet policore kanë kryer kontroll tek Hasani, ku dyshohet se kanë gjetur dhe sekuestruar një armë.
Më pas, personi është shoqëruar në stacion policor dhe është mbajtur për procedurat e mëtejshme.








