Lavdim Jashari nga Prekazi i Skenderajt ka rrëzuar një ekspozitë me tabllo të autorit Shkëlzen Gashi, duke e kundërshtuar përmbajtjen e saj si të pasaktë.
Sipas deklarimit të tij, veprimi është ndërmarrë në shenjë proteste ndaj asaj që ai e cilëson si shtrembërim të së vërtetës historike. “Mos na prekni në më të shtrenjtën tonë, sepse aty nuk ka hapësirë për diskutim,” është shprehur ai.
Jashari ka theksuar se Drenica dhe Prekazi janë simbole të sakrificës dhe rezistencës, duke nënvizuar se askush nuk ka të drejtë të njollosë kontributin e Familja Jashari, të cilën e ka quajtur të shenjtë dhe të paprekshme.
Ai ka paralajmëruar se çdo përpjekje për të shtrembëruar historinë prek ndjenjat më të thella të qytetarëve, duke shtuar se tema të tilla nuk duhet të përdoren për provokime apo “lojëra të ulëta”.
“Respektoni ose qëndroni larg, sepse ka kufij që nuk kalohen,” ka përfunduar ai.









