Ky është i plagosuri në të shtënat me armë në Prizren – Ndodhet në Emergjencë

Një person ka mbetur i plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri që ndodhën sot në lagjen “Bajram Curri” në Prizren.

I plagosuri është Hill Paluca.

Sipas burimeve nga Emergjenca, ai është dërguar për trajtim mjekësor menjëherë pas incidentit, ndërsa po merr ndihmën e nevojshme nga stafi mjekësor.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante të Policisë së Kosovës, të cilat kanë rrethuar zonën dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të plagosjes.

Për momentin nuk dihen motivet e incidentit, ndërsa Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e personit apo personave të përfshirë.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit