spot_img
spot_img
Thursday, December 25, 2025
spot_img
spot_img

Ky është i mituri që humbi jetën nga aksidenti me biçikletë në rrugën Mazgit–Bërnic, nuk u mbijetoi plagëve

Një ngjarje e rëndë ka tronditur sot komunitetin në zonën Mazgit–Bërnic, ku një aksident me biçikletë ka rezultuar me fatalitet.

Gazeta mëson ekskluzivisht se viktima është Erion Bytyqi, 15 vjeç, i cili ndërroi jetë si pasojë e lëndimeve të rënda trupore të pësuara gjatë aksidentit.

Burimet tona konfirmojnë se Erioni ishte përfshirë në një incident me biçikletë dhe ishte parë nga dëshmitarë okularë i gjakosur në kokë dhe pa vetëdije, çka shtoi dyshimet për lëndime të rënda që i rrezikonin jetën. Fatkeqësisht, pavarësisht përpjekjeve për ndihmë mjekësore, ai nuk arriti të mbijetojë.

Detajet mbi mënyrën e saktë se si ndodhi aksidenti ende nuk janë konfirmuar nga autoritetet, ndërsa hetimet janë duke vazhduar.

Gazeta i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Bytyqi për humbjen e parakohshme dhe tragjike të Erionit.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit