spot_img
spot_img
Thursday, February 5, 2026
spot_img
spot_img

Ky është i ekstraduari nga Britania, me të kaluar kriminale edhe në Londër

Rinor Korqa është i riu që u ekstradua nga Britania e Madhe për në Kosovë këtë të enjte.

Ai është arrestuar nga autoritetet britanike pasi ishte shpallur në kërkim për veprën penale “grabitja”, e cila kishte ndodhur në rajonin e Prishtinës më 22 dhjetor 2017.

“I dyshuari pas ekstradimit, u është dorëzuar njësiteve përkatëse të policisë rajoni i Prishtinës për vazhdim me procedurat tjera ligjore”, thonë nga policia e Kosovës.

Megjithatë, i njëjti ishte dënuar më pesë vjet e gjashtë muaj burgim në janar 2024, për dhunim ndaj një gruaje në lagjen Havering të Londrës.

Siç ka raportuar Metro, viktima, e cila ishte ndarë nga miqtë e saj gjatë një nate daljeje, ishte përdhunuar nga 28-vjeçari.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit