spot_img
spot_img
Tuesday, December 30, 2025
spot_img
spot_img

Ky është i dyshuari që u prangos për sulm në veri – përfundon me ndalim 48 orësh

Gazeta ka siguruar identitetin e të dyshuarit që u përfshi në një përplasje fizike në Mitrovicën e Veriut, e cila përfundoi me ndërhyrje të policisë dhe ndalim të një personi.

I dyshuari është Mustafë Cerani, 22-vjeçare, i cili sipas burimeve të sigurta u konfliktua me Stefan Veljkoviqin, 34-vjeçar në rrugën “Serdara Janka Vukotica”, në lagjen Kodra e Minatorëve.

Pas përleshjes, të dy janë dërguar fillimisht në Stacionin Policor, pastaj në Spitalin Rajonal të Mitrovicës, ku kanë marrë trajtim mjekësor për lëndime trupore.

Prokurori i Shtetit ka cilësuar rastin si “Lëndim i lehtë trupor” dhe ka urdhëruar që Mustafë C. të mbahet në ndalim për 48 orë, ndërsa rasti është në fazë hetimore.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit