Ky është i dyshuari që me Audi goditi motorin në Klinë – ndalohet për 48 orë për tentim vrasje

Florent Berisha, është i riu që dyshohet se qëllimisht goditi me veturë motorin ku ndodheshin dy persona në fshatin Zllakuqan të Klinës.

Siç ka raportuar Sinjali, ngjarja ndodhi të dielën rreth orës 15:20 dhe fillimisht u raportua si aksident trafiku me lëndime. Megjithatë, pas analizimit të pamjeve nga kamerat e sigurisë, hetuesit kanë dyshuar se bëhej fjalë për një veprim të qëllimshëm.

Sipas informacioneve të siguruara nga burime të besueshme të afërta me hetimin, një veturë Audi me ngjyrë të kuqe dyshohet se ka goditur motorin ku po lëviznin Rinor Avdyli dhe Erblin Avdyli, duke u shkaktuar lëndime trupore.

Pas incidentit, vetura ishte larguar nga vendi i ngjarjes dhe më vonë ishte gjetur e braktisur në fshatin Trestenik të Pejës, ku edhe është sekuestruar për nevoja të hetimit.

Burimet bëjnë të ditur se pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore dhe arrestimit të Florent Berishës, me urdhër të prokurorit kujdestar ndaj tij është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orësh.

Rasti po hetohet si “Vrasje në tentativë”, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të motiveve dhe rrethanave të ngjarjes janë në vazhdim.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit