Ky është i dyshuari për vrasje në tentativë në Gjilan, në arrati pas sulmit me thikë

Gazeta mëson ekskluzivisht se Drin Alidema (25-vjeçar), është i dyshuari për vrasje të rëndë në tentativë, pas një sulmi me thikë që ndodhi gjatë ditës së djeshme në Gjilan.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:40, ku pas një përleshjeje fizike, i dyshuari dyshohet se ka sulmuar Mentor Salihin (28-vjeçar), duke i shkaktuar lëndime trupore.

Viktima është dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal në Gjilan dhe pas trajtimit është liruar në shtëpi, ndërsa për shkak të gjendjes shëndetësore nuk ka qenë në gjendje të japë deklaratë.

I dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes dhe aktualisht ndodhet në arrati, ndërsa Policia është vënë në kërkim të tij.

Rasti është cilësuar si “Vrasje e rëndë në tentativë” dhe hetimet janë në zhvillim.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit