spot_img
Saturday, December 13, 2025
spot_img

Ky është i dyshuari për aksidentin ku mbeti i vdekur vëllau i Gjestit

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur rreth orës 14:00, në fshatin Qungur të Pejës ku ka mbetur I vdekur vëllau i ish banorit të BBVK, Gjestit.

Të njëjtat burime bëjnë të ditur se i dyshuari për aksidentin me fatalitet është Gentonis Nikqi.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Ai tha se policia është njoftuar për një përplasje ndërmjet një veture dhe një katërçiklisti, të cilët kishin marrë lëndime.

Njëri prej tyre s’ka arritur t’i mbijetojë plagëve të marra.

“Mjeku që ka dalë në vendin e ngjarjes ka konstatuar vdekjen e njërit prej tyre, ndërsa i lënduari tjetër është dërguar për trajtim urgjent në emergjencën e Spitalit Rajonal të Pejës”.

Ai tha se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe hetuesit e aksidenteve, të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave.

Në vendin e ngjarjes ka dal njësiti policor dhe po punojnë për zbardhjen e plotë rreth aksidentit.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit