spot_img
spot_img
Monday, December 29, 2025
spot_img
spot_img

Ky është i dyshuari dhe viktima e aksidentit me fatalitet në Ferizaj

Një aksident i rëndë trafiku me pasoja fatale ka ndodhur pasditen e së dielës, më 28.12.2025, rreth orës 17:20, në fshatin Greme të komunës së Ferizajt.

Ngjarja ka ndodhur pasi një veturë transportuese tip pickup, me ngjyrë të kuqe dhe me targa vendore, ka dalë jashtë rrugës dhe është vetaksidentuar.

Sipas të dhënave i dyshuari për aksidentin është Besnik Uka, ndërsa viktima që ka humbur jetën si pasojë e aksidentit është Djellza Kosumi, e cila dyshohet se ishte pasagjere në automjet.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësiti i trafikut rrugor, së bashku me hetuesin e rastit. Bazuar në hetimet fillestare, dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë mospërshtatja e shpejtësisë me kushtet e rrugës, çka ka bërë që drejtuesi i automjetit të humbë kontrollin dhe të dalë jashtë rrugës.

Ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës në vendin e ngjarjes.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar, i cili ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka urdhëruar që trupi i pajetë të dërgohet për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit janë në vazhdim.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit