Ky është i arrestuari pas vdekjes tragjike të punëtorit në objektin ndërtimor në Vushtrri

Qëndrim Igrishta është personi që është ndaluar nga Policia pas vdekjes tragjike të një punëtori në një objekt ndërtimi në Vushtrri.

Burimet bëjnë të ditur se ngjarja e rëndë ka ndodhur më 21 maj 2026 në rrugën “Bedri Pejani”, ku punëtori Valmir Klinaku dyshohet se është rrëzuar nga një kat i lartë i objektit në ndërtim.

Pavarësisht dërgimit emergjent me autoambulancë në spital, 30-vjeçari nuk arriti t’u mbijetojë plagëve të marra, ndërsa vdekja e tij u konfirmua nga mjeku kujdestar.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore lokale e rajonale, inspektorët komunalë dhe inspektorët e punës, të cilët kanë kryer ekzaminimet lidhur me kushtet e sigurisë në objekt.

Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.


Pas hetimeve fillestare dhe intervistimit të pesë dëshmitarëve, Policia në koordinim me Prokurorin e Shtetit ka intervistuar në prani të avokatit edhe Qëndrim Igrishtën.

Pas intervistimit, Prokurori kujdestar ka nxjerrë aktvendim për ndalimin e tij për 48 orë.

Rasti është iniciuar si “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës” dhe mbetet nën hetime.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit