Ka vdekur haxhiu kosovar nga Vushtrria, haxhi Avdi Jusufi i cili kishte shkuar ditë më parë në Qabenë e Bekuar.
Ceremonia e varrimit të tij do të bëhet sot me 01.06.2025 (e dielë), me namazin e drekës në Qabenë e Bekuar.
E pamja mbahet tri ditë, nga dita e hënë 02.06.2025 në Novosellë të Begut në Vushtrri.
“Vdekja e tij ka lënë një boshllëk të madh në zemrën e familjes sonë, por kujtimi për të do të mbetet gjithmonë i freskët në mendjet dhe zemrat tona. Babai ynë me shpirt i donte vendet e shenjta, andaj Allahu e zgjodhi që shpirtin ta dorëzonte pikërisht atje! Faleminderit të gjithëve për ngushëllimet dhe përkrahjen në këto momente të rënda për familjen tonë. Allahu e bëftë prej banorëve të Xhennetit”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e familjes.








