Katër punëtorë të poligonit “Dreni” në Prizren, të dyshuar për veprën penale “Falsifikim i dokumentit zyrtar”, janë arrestuar nga Krimet Ekonomike dhe Prokuroria Themelore e Prishtinës.
Për rastin janë arrestuar katër persona, në mesin e tyre edhe polici Halil Nezaj.
Në lidhje me këtë ka raportuar ekskluzivisht Gazeta.
Ata dyshohen se kanë falsifikuar dokumente zyrtare, konkretisht duke kryer veprën penale “Falsifikim i dokumentit zyrtar”.
Të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë, ndërsa hetimet janë duke u zhvilluar.









