spot_img
spot_img
Tuesday, February 3, 2026
spot_img
spot_img

Ky është gardiani që u kap duke futur drogë në Burgun e Dubravës

Pas informacioneve nga institucionet e sigurisë, Shërbimi Korrektues i Kosovës njofton se gjatë kontrollit të qëllimshëm në hyrje u ndalua zyrtari korrektues me inicialet S.D., te i cili u gjetën të fshehura substanca të dyshuara narkotike, që dyshohet se kishte për qëllim t’i fusë brenda institucionit.

“Për rastin janë njoftuar menjëherë Policia e Kosovës dhe Prokurori i Shtetit, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe rasti është duke u trajtuar nga organet kompetente”, thuhet në njoftim.

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka ndërmarrë masa të menjëhershme disiplinore ndaj zyrtarit në fjalë, duke e suspenduar atë nga detyra.

“Vendimi për pezullim është marrë nga Komisioni Disiplinor i SHKK-së dhe masa mbetet në fuqi deri në një vendim tjetër”, thuhet në njoftim.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit