Gazeta mëson ekskluzivisht se djali i kandidatit Nait Hasani quhet Art Hasani dhe është mes personave të ndaluar sot në Prizren gjatë një operacioni policor për dyshime të manipulimit të votave.
Të gjithë personat e shoqëruar kanë marrë masë ndalimi prej 48 orësh, në kuadër të hetimeve ku mijëra vota dyshohet se janë transferuar nga një kandidat për deputet tek tjetri.










