spot_img
spot_img
Thursday, February 12, 2026
spot_img
spot_img

Ky është deputeti i vetëm i LDK-së që shënoi rritje të votave, derisa partia pësoi rënie drastike

Armend Zemaj i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka shënuar rritje të ndjeshme të numrit të votave në zgjedhjet e 28 dhjetorit, krahasuar me zgjedhjet e mbajtura më 9 shkurt.

Sipas rezultateve zgjedhore, Zemaj në zgjedhjet e 9 shkurtit kishte marrë 25.003 vota, ndërsa në zgjedhjet e 28 dhjetorit ai ka arritur të sigurojë rreth 28 mijë vota, duke regjistruar kështu një rritje prej 3 mijë votave.

Kjo rritje vjen në një kohë kur partia e tij, LDK, ka shënuar rënie të konsiderueshme në nivel të përgjithshëm.

Në zgjedhjet e fundit, LDK ka humbur rreth 55 mijë vota krahasuar me procesin e mëparshëm zgjedhor, duke reflektuar një rënie të mbështetjes për partinë në tërësi.

Në këtë kontekst, Armend Zemaj edhe pse nuk ishte në 10’shën e parë të listës për deputetë, rezulton të jetë i vetmi deputet brenda LDK-së që ka shënuar rritje të votave, duke u veçuar nga bashkëpartiakët e tij dhe duke dëshmuar një trend pozitiv personal, pavarësisht performancës më të dobët të partisë.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img
- MARKETING - Epoxy Amerikanspot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit