spot_img
Monday, December 15, 2025
spot_img

Ky është babai që dyshohet se plagosi të birin në Stanofc të Poshtëm – viktima u dërgua në QKUK, i dyshuari në arrati

Gazeta ka siguruar informacione ekskluzive lidhur me një rast të rëndë që ka ndodhur më 27 korrik 2025 në fshatin Stanofc i Poshtëm të Vushtrrisë, ku një person dyshohet se ka plagosur me armë zjarri djalin e tij.

Burimet brenda organeve të rendit bëjnë me dije se i dyshuari është Driton Bekteshi, ndërsa viktima është djali i tij, Ilir Bekteshi, 27 vjeç, i cili ka marrë plagë nga arma e zjarrit në dorën e majtë.

Pas plagosjes, viktima është transportuar me veturë private drejt QKUK-së në Prishtinë për trajtim emergjent.

Sipas dëshmive të para, ngjarja ka ndodhur në shtëpinë e tyre, ndërsa në vendin e krimit janë gjetur katër gëzhoja. I dyshuari, sipas një familjari, është larguar menjëherë pas incidentit me një veturë të tipit pikap, ngjyrë e bardhë, në drejtim të Prishtinës dhe aktualisht ndodhet në arrati.

Njësitë policore dhe hetuesit janë në kërkim të të dyshuarit, ndërsa hetimet për zbardhjen e rrethanave të plota të rastit janë duke vazhduar.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit