Ky është avokati i arrestuar në Prishtinë për falsifikim dhe mashtrim

Një avokat u arrestua sot Prishtinë për falsifikim dhe mashtrim. Media meson se ai është Venhar Hana.

Po ashtu në këtë aksion policor u arrestua edhe një instruktor.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, përkatësisht Departamenti për Krime të Rënda – Njësiti kundër Krimit Ekonomik dhe Korrupsionit, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, ka realizuar një aksion të gjerë në katër lokacione të ndryshme në Prishtinë, pas hetimeve disa mujore lidhur me veprimtari të dyshuara kriminale.

Sipas komunikatës së përbashkët për media, aksioni u zhvillua në bazë të një urdhërese të lëshuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë, që autorizonte kontrollin dhe sekuestrimin e përkohshëm të shtëpive dhe lokaleve përcjellëse.

Hetimet kishin për qëllim zbardhjen e veprave penale të falsifikimit të dokumenteve, legalizimit të përmbajtjes së rreme dhe mashtrimit, ku dy persona janë arrestuar: V.H, me profesion avokat, dhe D.I, instruktor.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit