spot_img
Monday, December 15, 2025
spot_img

Ky është 64-vjeçari që i dha fund jetës me armë zjarri në Skenderaj

Një ngjarje e rëndë tronditi sot fshatin Llaushë të Skenderajt, ku një burrë dyshohet se kreu vetëvrasje me armë zjarri.

Viktima është identifikuar si Gani Bekteshi, 64-vjeçari i cili sipas hetimeve paraprake ka qëlluar veten në kokë me armë të tipit TT.

Gazeta mëson se para aktit tragjik, Bekteshi kishte telefonuar linjën emergjente dhe kishte paralajmëruar se do të ndërmerrte një hap fatal.

Ai u gjet gjallë nga patrulla policore, me plagë dhe shenja jete, por pavarësisht përpjekjeve të mjekëve në Spitalin Rajonal të Mitrovicës, ai ndërroi jetë pak pas orës 13:30.

Rasti është cilësuar si “Vetëvrasje” nga Prokuroria, ndërsa trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit