Nazim Pira është 61-vjeçari nga Pozherani i Vitisë, i cili humbi jetën pas stuhisë së fuqishme që përfshiu vendin.
Sipas Policisë, Pira dyshohet se aksidentalisht ka rrëshqitur në dyshemenë e ballkonit të shtëpisë së tij si pasojë e përkeqësimit të kushteve atmosferike, duke pësuar lëndime në kokë.
Ai ishte dërguar me autoambulancë në Qendrën Emergjente të Spitalit të Përgjithshëm në Gjilan, por mjeku kujdestar ka konstatuar se kishte arritur pa shenja jete.
Pira ishte i njohur në komunitetin e Pozheranit edhe për përkrahjen e tij ndaj sportit. Sipas KF Vllaznia Pozheran, i ndjeri ishte njëri ndër mbështetësit më besnikë të klubit.
Klubi ka shprehur ngushëllime për familjen Pira, të afërmit dhe të gjithë ata që e njohën, duke e cilësuar humbjen e tij si të madhe për komunitetin.








