Ky është 51-vjeçari i dyshuar për therjen e gruas dhe vajzës së mitur në Prizren (EMRI)

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pas mesnatës në qytetin e Prizrenit, ku një burrë ka sulmuar me thikë bashkëshorten dhe vajzën e tij të mitur. Rasti ka ndodhur rreth orës 02:15 në rrugën “Rexhep Kabashi”, ku janë raportuar plagosje të rënda të dy viktimave.

Burimet bëjnë me dije ekskluzivisht se i dyshuari është Bashkim (Ramiz) Gashi, rreth 51-vjeçar.

Sipas informacioneve zyrtare, ai është arrestuar në vendin e ngjarjes menjëherë pas incidentit dhe është shoqëruar në stacionin policor për procedurat e mëtejme hetimore.

Viktimat janë bashkëshortja e tij, dhe vajza e mitur. Të dyja janë goditur me mjet të mprehtë – thikë dhe janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

“Patrulla policore iu është përgjigjur menjëherë thirrjes dhe me të arritur në vendin e ngjarjes, ka hasur një person të gjinisë femërore (bashkëshortja e të pandehurit) e cila ndodhej në rrugë me lëndime trupore dhe gjakderdhje të shkaktuara me mjet të mprehtë – thikë. Viktimës i është ofruar ndihma e parë nga zyrtarët policorë deri në ardhjen e ekipit të emergjencës mjekësore”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Vajza e mitur, ndërkohë, është gjetur në katin e fundit të ndërtesës me plagë të shumta dhe gjendje të rëndë.

Të dyja janë dërguar për trajtim në Spitalin Rajonal të Prizrenit, ku mjekët kanë konfirmuar se gjendja e tyre vazhdon të jetë kritike.

I dyshuari, Bashkim Gashi, po përballet me dy akuza të rënda penale:

Vrasje e rëndë e mbetur në tentativë

Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve

Prokurori kujdestar ka lëshuar urdhër për ndalimin e tij për 48 orë, ndërsa hetimet po vazhdojnë për të zbardhur motivet e sulmit të rëndë.

Sinjali do t’ju mbajë të informuar me detaje të reja në lidhje me rastin.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit