Media mëson ekskluzivisht se Idriz Berbatovci, rreth 40-vjeçar, është i dyshuari që mbrëmjen e së hënës ka ngacmuar seksualisht të mitura në rrugën “Ilir Konushevci” në Prishtinë.
Sipas burimeve, Berbatovci ka përcjellë dy vajza rreth moshës 10–11 vjeç dhe, pasi ato janë futur në një rrugë anësore pa dalje, është zhveshur duke ekspozuar organin gjenital para tyre.
Të frikësuara, vajzat janë larguar nga vendi i ngjarjes.
Po në të njëjtin lokacion, ai dyshohet se ka ngacmuar edhe një vajzë tjetër, D.Ç., rreth 23-vjeçare, ndërsa rasti është konfirmuar edhe nga dëshmitarja A.Ç.,rreth 26-vjeçare.
Veprimet e tij janë kapur nga kamerat e sigurisë, pamje që tashmë janë sekuestruar nga Policia.
Me vendim të Prokurorit kujdestar, Berbatovci është ndaluar për 48 orë dhe është dërguar në Qendrën e Mbajtjes, ndërsa rasti po trajtohet si “Ngacmim seksual”.
Hetimet janë në vazhdim.










