Ky është 37-vjeçari i kërkuar ndërkombëtarisht që u arrestua në Vushtrri – dërgohet në Hajvali për vuajtje dënimi

Gazeta mëson se policia ka realizuar mbrëmë tri urdhëresa arresti ndaj një personi që ishte në kërkim ndërkombëtar.

Burime të besueshme nga strukturat e afërta me rastin bëjnë të ditur se më 19.02.2026 rreth orës 20:00, në Vushtrri është ndaluar Albert Beqiri, rreth 37-vjeçar, ndaj të cilit ishin aktive tri urdhëresa, përfshirë edhe kërkim ndërkombëtar.

Pas arrestimit, i njëjti është pranuar nga Njësia Policore në Vushtrri dhe është dërguar në Qendrën Korrektuese në Hajvali – Prishtinë, për vuajtje të dënimit.

Sipas informatave, në bazë të urdhëresave gjyqësore, Beqiri do të vuajë 10 muaj burgim në njërën lëndë, ndërsa 125 ditë në tjetrën.


Rasti konsiderohet i përfunduar me realizimin e urdhëresave.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit