Një ngjarje e rëndë dhe tragjike ka tronditur sot Deçanin. Në bjeshkët e fshatit Strellc i Epërm, një person ka humbur jetën si pasojë e të shtënave me armë zjarri, në atë që dyshohet të jetë një vrasje aksidentale brenda familjes.
Sipas raportimeve viktima është Shpend Hasanramaj, ndërsa dorasi i dyshuar është djali i tij, Erdonit Hasanramaj, 26 vjeç.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në oborrin e stanit të tyre në këtë zonë malore.
Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës. Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, deklaroi se ngjarja ka ndodhur rreth mesditës.
“Rreth orës 13:43 policia ka pranuar një informatë se në Bjeshkët e Strellcit është një person i vrarë. Informacionet fillestare flasin për një vrasje aksidentale mes familjarëve. Policia ka sekuestruar një armë zjarri dhe jemi në proces të verifikimit të plotë të kësaj ngjarjeje”, tha Rugova.
Njësitet përkatëse policore dhe hetuesit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave se si ka ndodhur kjo ngjarje e rëndë.








