spot_img
spot_img
Wednesday, February 25, 2026
spot_img
spot_img

Ky dyshohet të jetë polici që u kap me një milion euro të padeklaruara në Merdarë

Zyrtarët e Doganës së Kosovës kanë selektuar një veturë për kontroll të detajuar, në hyrje të territorit të Republikës së Kosovës, bazuar në analizën e riskut dhe procedurat standarde operative.

Siç raportohet me burime nga mediat shqiptare, i përfshirë është efektivi i Policisë së Shtetit, Aurel Kaziu, i cili ka rënë në pranga. Sipas këtyre raportimeve, Kaziu është efektiv i komisariatit nr. 5 në Tiranë.

Kaziut dhe dy personave të tjerë iu janë gjetur rreth një milion euro të padeklaruara përmes skanimit me rreze X.

“Automjeti fillimisht është kontrolluar përmes pajisjes së skanimit me rreze X (X-Ray), ku janë identifikuar indikacionet e para për ekzistimin e një hapësire të dyshimtë të modifikuar në dyshemenë e tij. Pas këtyre indikacioneve, Dogana e Kosovës ka kërkuar asistencë nga zyrtarët e Policisë Kufitare, të cilët kanë ofruar mbështetje teknike përmes pajisjes fibroskopike. Gjatë kontrollit të përbashkët, dyshimet e ngritura nga skaneri janë konfirmuar me zbulimin e mjeteve monetare të padeklaruara, të fshehura në një hapësirë të improvizuar brenda automjetit”, thuhet në njoftim.

Prokuroria Speciale ka bërë të ditur se ndaj të dyshuarit është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh të tre personave të dyshuar për veprën penale “shpërlarja e parave”.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit