Një rast i të shtënave me armë zjarri ka ndodhur sonte në Skenderaj.
Si pasojë një person ka mbetur i plagosur, bëjnë të ditur burimet.
Gazeta merr vesh se dorasi është Q.SH dhe i plagosuri është B.SH.
Ndryshe policia ka kofirmuar rastin, ku zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, ka bërë të ditur se rreth orës 21:04, Policia ka pranuar informacion për të shtëna me armë zjarri në rrugën “28 Nëntori” në Skënderaj.









