spot_img
Friday, December 5, 2025
spot_img

Kushtrim Xhemaili në listën e kandidatëve të AAK-së – Haradinaj vlerëson lart rolin e tij si zëdhënës i partisë

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka vlerësuar lart punën dhe kontributin e zëdhënësit të partisë, Kushtrim Xhemaili, duke njoftuar se ai është përfshirë edhe këtë herë në listën e kandidatëve për deputet.

Haradinaj e ka cilësuar Xhemailin si një ndër kuadrot më vitalë të Aleancës, duke theksuar edukatën e tij të lartë profesionale dhe marrëdhëniet e shkëlqyera që ai kultivon me mediat dhe publikun. Sipas tij, sjellja, qasja dhe korrektësia e Xhemailit në komunikim shërbejnë si model frymëzimi për shumë aktivistë e bashkëpunëtorë të AAK-së.

Kryetari i Aleancës shtoi se përfshirja e Xhemailit në listën zgjedhore ishte e natyrshme, duke besuar se ai do të vazhdojë të kontribuojë me pozitivitet, profesionalizëm dhe funksionalitet në jetën politike dhe institucionale. “I uroj suksese në këtë garë,” ka përfunduar Haradinaj.

Përfshirja e zëdhënësit të AAK-së në listën e kandidatëve shihet si vazhdimësi e angazhimit të tij në komunikimin publik dhe si pjesë e përforcimit të ekipit të Aleancës për zgjedhjet e ardhshme.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit