spot_img
Monday, December 15, 2025
spot_img

Kushton 2 mld $ secili dhe për herë të parë u përdor në luftën e Kosovës; çfarë ka të veçantë bombarduesi B-2 i SHBA

Bombarduesi B-2 fluturoi për herë të parë në vitin 1989 dhe u përdor për herë të parë në luftë në vitin 1999, gjatë operacionit të NATO-s për krizën humanitare në Kosovë, duke goditur objektiva në Serbi me fluturim të pandërprerë nga baza e tij në Missouri.

Më pas, ai u përdor edhe në Afganistan, në tetor 2001, në ditët e para të Operacionit Enduring Freedom.

Në kohët më të fundit, B-2 është përdorur gjithashtu nga baza e përbashkët amerikano-britanike në Diego Garcia, në Oqeanin Indian, për të goditur objektiva të Houthi-ve në Jemen.

Kushton 2 mld $ secili dhe për herë të parë u përdor

Aktualisht, në arsenalin e Forcave Ajrore Amerikane ndodhen vetëm 20 avionë B-2, të gjithë të vendosur në bazën ajrore Whiteman në Missouri.

Çdo avion kushton rreth 2 miliardë dollarë sipas vlerësimeve aktuale.

Gjatë sulmeve ndaj impianteve bërthamore iraniane, SHBA ka përdorur bombën GBU-57A/B Massive Ordnance Penetrator (MOP), e njohur ndryshe si “bunker buster”, kanë bërë të ditur dy burime të njohura me operacionin.

Kushton 2 mld $ secili dhe për herë të parë u përdor

Kjo është një bombë e peshës 30,000 paund (rreth 13.6 ton), prej të cilave 6,000 paund janë eksploziv, dhe është ndërtuar për të depërtuar dhe shkatërruar objektiva të mbrojtur fort, siç janë strukturat që strehojnë armët e shkatërrimit në masë të kundërshtarëve.

Sipas një flete informative të Forcave Ajrore të SHBA-së, B-2 është i vetmi avion në botë që mund të mbajë dhe të lëshojë këtë bombë.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit