spot_img
Monday, December 15, 2025
spot_img

“Kush po e shkatërron familjen?” – Dibran Hoxha me shifra shokuese para “Lista Familja”: Emani ka qenë pjesë e kësaj qeverie

Sipas analistit Dibran Hoxha, familjen kosovare “po e shkatërron dhuna në radhë të parë”, deklaroi ai duke u mbështetur në raporte e të dhëna kredibile mbi dhunën në familje. Ai tha se familjen kosovare e shkatërron edhe mungesa e arsimimit, varfëria e migrimi.

Hoxha në Pressing tha se për 14 vjet në Kosovë u vranë 58 gra, teksa këtë vit u raportuan 2500 raste të dhunës në familje.

“Na duhet me pranu si shoqëri që familja tradicionale shqiptare është familje kryekëput patriarkale dhe e dhunës. Sot kanë nis 16 ditët e aktivizmit dhe brenda këtij viti janë raportu 2500 raste të dhunës në familje, kjo mundesh me thanë është rastësi por kur të përsëritet çdo vit është fenomen dhe është i ngjizur në shoqërinë tonë”, tha Hoxha.

“2500 raste brenda këtij viti, 58 gra të vrara nga partnerët ose anëtarët e familjes nga viti 2010-2024 dhe në shumicën e rasteve autorët e vrasjeve kanë qenë bashkëshortët pastaj baballarët dhe djemtë”, tha Hoxha më tej.

Ai shtoi se sistemi ynë i drejtësisë nuk i ndëshkon dhunuesit.

Hoxha e pyeti deputetin Eman Rrahmani i cili tashmë është pjesë e Listës Familja “se pse nuk ka kërcy nga ky tren më herët, se z.Kurti është pa që ai tren ka marrë një kahje tjetër?”.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit