spot_img
spot_img
Friday, February 13, 2026
spot_img
spot_img

“Kush nuk largohet nga qyteti do të vdesë”/ Pushtimi i Gazës përplas qeverinë izraelite, 2 milionë palestinezë pa ushqim, ujë dhe energji elektrike

Në një takim të kohëve të fundit, Shefi i Shtabit të Ushtrisë Izraelite (IDF), Eyal Zamir, është përplasur ashpër me ministrat e ekstremit të djathtë, Bezalel Smotrich dhe Itamar Ben Gvir, lidhur me mënyrën e trajtimit të popullsisë civile në Gazë.

Zamir ka theksuar se ushtria nuk është e sigurt se sa kohë do të duhej për të evakuuar civilët nga qyteti i Gazës, duke paralajmëruar se situata humanitare është shumë më e ndërlikuar nga sa paraqitet në skenën politike.

Por ministri i Financave, Smotrich, ka mbajtur një qëndrim të ashpër, duke kërkuar bllokimin total të Gazës: “Ne kemi urdhëruar një operacion të shpejtë. Sipas mendimit tim, ju mund t’i rrethoni. Ata që nuk evakuohen, mos i lini të largohen. Pa ujë, pa energji elektrike, ata mund të vdesin urie ose të dorëzohen. Kjo është ajo që duam ne dhe ju jeni të aftë ta bëni këtë”, deklaroi ai.

Që prej tetorit 2023, pas sulmit masiv të Hamasit ndaj Izraelit, ushtria izraelite nisi një ofensivë të gjerë tokësore dhe ajrore në Rripin e Gazës. Mijëra palestinezë kanë humbur jetën, ndërsa qytetet kryesore, përfshirë qytetin e Gazës, janë kthyer në shkatërrim të plotë.

Bllokada e vendosur nga Izraeli ka lënë mbi 2 milionë banorë pa furnizime bazë me ushqim, ujë dhe energji elektrike, duke shkaktuar një krizë të thellë humanitare.

Organizatat ndërkombëtare dhe Kombet e Bashkuara kanë bërë thirrje të përsëritura për ndalimin e operacioneve dhe lehtësimin e korridoreve humanitare, por deri tani Izraeli ka refuzuar të tërhiqet.

Urdhëri i Netayahut

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu ka urdhëruar fillimin e negociatave për lirimin e pengjeve të mbetura dhe përfundimin e luftës në Gaza me kushte të pranueshme për ta. Ai iu tha trupave izraelite mbrëmjen e së enjtes se kabineti i tij kishte miratuar gjithashtu plane për një sulm masiv në qytetin e Gazës në veri të territorit, pavarësisht kundërshtimit të gjerë ndërkombëtar dhe vendas.

Hamasi ra dakord të hënën për një propozim të hartuar nga ndërmjetësuesit e Katarit dhe Egjiptit për një armëpushim 60-ditor, i cili sipas Katarit do të sillte lirimin e gjysmës së pengjeve të mbetura në Gaza. Por, duke u përgjigjur për herë të parë, Netanyahu nuk e ka pranuar marrëveshjen që është aktualisht në tryezë, sipas BBC.

“Kam ardhur për të miratuar planet e IDF-së (Forcave Mbrojtëse të Izraelit) për të marrë kontrollin e Qytetit të Gazës dhe për të mposhtur Hamasin. Këto dy çështje – mposhtja e Hamasit dhe lirimi i të gjithë pengjeve tona – shkojnë dorë për dore”, shtoi Netanyahu, pa dhënë detaje rreth asaj se çfarë do të përfshijë faza tjetër e bisedimeve.

Ndërkohë, ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz u zotua të shkatërrojë qytetin e Gazës nëse Hamasi nuk pranon të çarmatoset, të lirojë të gjithë pengjet e mbetura në territor dhe t’i japë fund luftës sipas kushteve të Izraelit.

“Së shpejti, portat e ferrit do të hapen mbi kokat e vrasësve dhe përdhunuesve të Hamasit në Gaza derisa ata të pranojnë kushtet e Izraelit për t’i dhënë fund luftës, kryesisht lirimin e të gjithë pengjeve dhe çarmatimin e tyre”, shkroi ministri në mediat sociale.
“Nëse ata nuk pranojnë, Gaza, kryeqyteti i Hamasit, do të bëhet Rafah dhe Beit Hanoun”, shtoi ai.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img
- MARKETING - Epoxy Amerikanspot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit