spot_img
spot_img
Friday, December 26, 2025
spot_img
spot_img

Kush janë vëllezërit Vllasaliu? Kjo është saga e krimit të rëndë për të cilin sot u dënuan me burgim të përjetshëm

“Ekzekutor i kësaj vepre penale është i akuzuari Jeton Vllasaliu, por koka e kësaj vepre është Nexhat Vllasaliu”, tha pesë ditë më parë në fjalët përfundimtare prokurori Armend Hamiti, në seancën e vëllezërve Vllasaliu të cilët akuzohen për vrasjen e rëndë të biznesmenit, Bedri Rexhepi.

Por, për çfarë vepre të rëndë bëhet fjalë dhe kush janë vëllezërit Vllasaliu?

Vëllezërit Vllasali azuzohen se më 8 maj të vitit 2021, në bashkëkryerje kanë vrarë biznesmenin Bedri Rexhepi, teksa pas vrasjes, ia kanë zhdukur trupin për muaj me radhë.

Sipas dosjes së Prokurorisë, e gjithë vepra e rëndë, cilësohet se ka ndodhur me qëllim të përfitimit të pasurisë së viktimës.

Duke u bazuar gjithmonë te e njëjta dosje, cilësohet se vëllezërit Vllasaliu teksa e kanë kryer vrasjen, kanë pasur për qëllim përfitimin e rreth 30 mijë eurove.

Aktakuza tregon se pasi e kishin planifikuar vrasjen, Jeton Vllasaliu, në ditën kritike, e kishte dërguar viktimën Bedri Rexhepi në fshatin Vllasali, atje ku vëllai i tij, Nexhati kishte një shtëpi.

E gjithë skena e krimit dyshohet të ketë ndodhur pasi kanë arritur në shtëpinë e lartëcekur, atje ku Jeton Vllasaliu, në mënyrë tinëzare e vret Bedri Rexhepin, me paramendimin se e posedon shumën e parave.

Në krim pas kësaj ndodhie futet Nexhat Vllasaliu.

Pas kryerjes së krimit, në dosjen e Prokurorisë thuhet se Jeton Vllasaliu e kishte marr veturën e viktimës me të cilën kishte ardhë deri te shtëpia e lartëcekur, dhe e kishte dërguar në arat e fshatit Shushicë ë Janjevës së Lipjanit.

Pasi e kishte braktisur veturën aty, Jetoni e kishte thirrur në telefon vëllain e tij, Nexhatin, i cili pas telefonatës i kishte dalë në ndihmë, duke shkuar në Janjevë për ta larguar nga vendi ku e kishte lënë veturën e viktimës.

Kjo vepër, e ngarkon Nexhat Vllasaliun në bashkëkryerje të veprave penale; “Vrasje e Rënda” dhe “Dëmtim i varreve apo kufovame”.

Çfarë deklaruan sot avokatën e palës së dëmtuar dhe të dënuarit:

Avokati i palës së dëmtuar, Besnik Berisha ka theksuar se ky proces i gjatë i ka pasur pengesat e veta, por në fund sadopak ka përfunduar me një dënimin i cili edhe i ka përmbushur pritjet tona për të cilin edhe kemi punuar.

“Sot drejtësia foli, plagët e familjes janë më të lehta, dhe dënimi i shqiptuar është dënimi për të cilin edhe kemi punuar”, tha mes tjerash avokati Berisha.

Ndërsa, avokati i Nexhat Vllasaliut, Shemsedin Piraj ka mohuar akuzën se viktima u vra për motive financiare. Sipas Pirajt, ky vendim nuk ishte i pritshëm, teksa pati kritika për akuzën e ngarkuar duke thënë se e njëjta gjatë procesit është përcjell me mangësi.

“Nuk e kam prit këtë dënim sa i përket klientit tim, Nexhat Vllasaliu. Vendim i rëndë; burgim i përjetshëm; bashkëkryerj. Gjatë shqyrtimit kryesor ne i kemi cek të gjitha të metat që i ka pas aktakuza, fatkeqësisht ato nuk u përfillën”, tha avokati.

Ai ritheksoi faktin se ky vendim nuk është përfundimtar, por vetëm i shkallës së parë, duke shpresuar në lirimin e të dënuarit.

“Mirëpo, ky nuk është vendim përfundimtar. Është vendim i shkallës së parë. Është e pandershme të them që kam prit aktgjykim lirues, mirëpo unë atë e kam kërkuar. E kam kërkuar, i kam cek disa gjëra të cilat konsideroj që nuk janë vlerësuar, mirëpo ajo është çështje e Gjykatës”

Sa i përket akuzës se motivi i kryerjes së vrasjes është financiar, Piraj tha se “unë, atë motiv e kam kontenstuar vazhdimisht”.

Vendi ku ishte braktiskur vetura e biznesmenit, Bedri Rexhpi, nga i akuzuari Jeton Vllasaliu:

Pamje nga varrimi i biznesmenit, Bedri Rexhepi:

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit