Kush janë kandidatet që Vetëvendosje i propozoi për presidente

Lëvizja Vetëvendosje, ka propozuar Feride Rushitin dhe Hatixhe Hoxhën, për presidente të Kosovës. Seanca pritet të mbahet sonte.

Hatixhe Hoxha është pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje që nga viti 2010.


Ajo ka shërbyer si anëtare e Kryesisë dhe si anëtare e Kuvendit Komunal të Prishtinës në vitin 2017, si dhe ka qenë kandidate për deputete në zgjedhjet parlamentare të vitit 2017.

Aktualisht, ajo është anëtare e Këshillit të Përgjithshëm të këtij subjekti politik.


Hoxha ka përfunduar studimet bazë dhe magjistraturën në Fakultetin e Filologjisë në Universitetin e Prishtinës, ndërsa është në përfundim të studimeve të doktoratës.

Ajo ka përvojë si ligjëruese në Universitetin e Prishtinës, si dhe ka punuar si mësimdhënëse, gazetare dhe lektore.


Feride Rushiti është një nga figurat më të njohura të shoqërisë civile në Kosovë dhe drejtoreshë ekzekutive e Qendrës Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT).

Që nga viti 1999, ajo ka udhëhequr punën për rehabilitimin e viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë dhe për njohjen e statusit të tyre ligjor dhe institucional.

Rushiti është nderuar në vitin 2018 nga Departamenti Amerikan i Shtetit me çmimin “International Women of Courage”, për kontributin e saj në mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe guximin në angazhimin e saj shumëvjeçar.

Feride Rushiti dhe Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT) ishin nominuar për Çmimin Nobel për Paqe për vitin 2025.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit