Kush janë kandidatët më pak të votuar në Shtime? Nga 17 vota e deri te ata që morën “zero”

Pas përfundimit të numërimit të votave për kandidatët për deputetë në komunën e Shtimes, përveç emrave më të votuar, rezultatet zyrtare kanë nxjerrë në pah edhe ata që kanë marrë mbështetjen më të vogël nga qytetarët e kësaj komune.

Në listat e partive të mëdha politike, disa kandidatë kanë përfunduar me numër krejtësisht simbolik votash, e madje disa prej tyre nuk kanë arritur të sigurojnë asnjë votë të vetme në Shtime.

Nga radhët e Lëvisjes Vetëvendosje, ndër më pak të votuarat në këtë komunë rezulton kandidatja Rajmonda Ahmetaj, e cila ka grumbulluar gjithsej 17 vota.

Edhe më i ulët është rezultati për kandidatin e Partisë Demokratike të Kosovës, Fehmi Bekteshi, i cili në Shtime ka arritur të marrë vetëm 4 vota.

Ndërkaq, një situatë edhe më specifike ka ndodhur me kandidatin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Robert Ukiq, i cili sipas të dhënave aktuale figuron me 0 vota të fituara në këtë komunë.

Gjendje e ngjashme është vërejtur edhe te lista e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ku një numër i konsiderueshëm i kandidatëve për deputetë figurojnë me zero vota në tabelën e rezultateve për komunën e Shtimes.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit