spot_img
spot_img
Friday, December 19, 2025
spot_img
spot_img

Kush ishte ish-politikani Anton Berisha i cili u nda nga jeta sot?

Sot, në moshën 58-vjeçare, është ndarë nga jeta ish-ambasadori dhe ish-zëvendës ministri i Punëve të Jashtme, Anton Berisha.

Për një kohë të gjatë ai ka qenë i përfshirë në organizime sociale, politike e kulturore, duke përfshirë lëvizjen kombëtare të viteve ’90, me misione specifike diplomatike të autorizuara nga presidenti Ibrahim Rugova.

Në faqen e Këshillit të Ambasadorëve Shqiptarë, bëhet e ditur se Berisha ka qenë në gjeneratën e parë të ambasadorëve të karrierës i emëruar në vitin 2009.

Ai ka shërbyer si ambasadori i parë i Kosovës në Slloveni.

Më pas, ai ka shërbyer në disa pozita të tjera diplomatike si zëvendësministër i Punëve të Jashtme, këshilltar diplomatik i kryeministrit dhe si person diplomatik kontaktues në Selinë e Shenjtë.

Berisha ka qenë pjesë e Lidhjes Demokratike të Kosovës, ku ka punuar me fokus në sektorin e punëve të Jashtme dhe integrimeve evropiane.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit