Taulant Toma, me precedentë penalë për grabitje, vjedhje dhe trafik droge, njihet si një ekspert arratisjesh.
Alarmit iu dha në orën 08:00 të mëngjesit, kur gjatë kontrollit rutinë, gardianët nuk arritën ta gjenin në qelinë e tij.
I njohur me nofkën “Hajduti i Parmës”, Toma konsiderohet nga autoritetet italiane si person i rrezikshëm dhe i dhunshëm.
Arratisjet e tij të mëparshme:
9 nëntor 2009 – Burgu i Ternit (Itali): U arratis duke përdorur një çarçaf. U arrestua më 24 dhjetor 2009, së bashku me katër shqiptarë të tjerë të akuzuar për grabitjen e shtatë vilave në Veri të Italisë.
2 shkurt 2013 – Burgu i Parmës (Itali): U arratis me Valentin Frrokaj, të dënuar për vrasje. Të dy prenë hekurat e qelisë dhe përdorën litarë për t’u larguar.
14 dhjetor 2013 – Burgu i Lantin (Belgjikë): U arrestua më 11 shtator 2013, por arriti të arratisej disa muaj më vonë.
Toma është i njohur gjithashtu si një nga pjesëtarët e bandës së Ilir Pajës, i njohur nga policia italiane me nofkën “UFO”.






