Kush është Klevi Metaj, studenti hero që sfidoi i vetëm gjashtë policë

Një i ri përballë gjashtë efektivëve të Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë. Një përplasje fizike, gjak në fytyrë dhe më pas pranga në duar.

Këto janë pamjet që bënë xhiron e rrjetit dhe e kthyen Klevi Metajn në një nga personazhet më të përfolur të protestës studentore në Tiranë të martën.

Videoja e përplasjes së tij me policinë u shpërnda me shpejtësi në rrjetet sociale. Në pamje, 22-vjeçari shihet teksa përleshet me efektivët e FNSH-së, të cilët e rrethojnë dhe përpiqen ta neutralizojnë. Pak më vonë, fotografitë e tij të gjakosur dhe të prangosur shkaktuan reagime të shumta, duke ngritur pikëpyetje mbi mënyrën se si policia ndërhyri ndaj të riut.

Por kush është Klevi Metaj?

Sipas raportimeve, ai është 22 vjeç, me origjinë nga Gjirokastra dhe studion për drejtësi në Tiranë. Nëna e tij, Brikena Metaj, është gazetare në Gjirokastër, ndërsa babai, sipas të njëjtave raportime, punon në Policinë e Shtetit.

Një detaj jo pak interesant ky i fundit, pasi i riu që u përlesh me gjashtë efektivë të FNSH-së është pikërisht djali i një punonjësi policie.

Deri përpara protestës, emri i Klevi Metajt ishte i panjohur për publikun e gjerë. Por pamjet e përplasjes së tij me efektivët mjaftuan që brenda pak orësh ai të kthehej në një nga emrat më të komentuar në rrjet.

Reagimet kanë qenë të shumta. Disa e kanë përgëzuar për guximin e treguar përballë forcave të policisë, ndërsa të tjerë kanë ngritur pikëpyetje mbi rrethanat e përplasjes. Veçanërisht të forta kanë qenë reagimet pas publikimit të fotografive ku 22-vjeçari shfaqej i gjakosur, me duart e lidhura në pranga.

Dhe ndërsa rrjetet sociale vijojnë komentet për veprimin e 22-vjeçarit, një pyetje mbetet ende pa përgjigje, a ishte e nevojshme ndërhyrja me atë nivel force e gjashtë efektivëve të FNSH-së për të neutralizuar një student 22-vjeçar?

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit