spot_img
spot_img
Tuesday, December 23, 2025
spot_img
spot_img

Kush është i “forti” i Fushë Krujës që qëlloi ndaj efektivëve të policisë

Është identifikuar i riu i cili qëlloi në drejtim të efektivëve të policisë mbrëmjen e sotme në afërsi të Rinasit. Sipas informacioneve mësohet se bëhet fjalë për Klajdi Buza, i cili është vënë në pranga, dhe që rezulton person me precedent të mëparshëm penal.

Sipas të dhënave ai është arrestuar edhe në vitin 2022 pasi lëvizte i armatosur në rrugët e qytetit të Krujës. Asokohe policia sekuestroi në cilësinë e provës materiale, 1 armë zjarri pistoletë, me fishekë në fole, të gatshme për qitje.

Gjithashtu mësohet se në vitin 2015, ai denoncoi vjedhjen e makinës së tij ‘‘BMW X 5’, e cila më pas u gjet e braktisur në vendin e quajtur ura e Gjoles në Fushë Krujë.

Sipas bluve të Fushë-Krujës rezulton se mjeti është vjedhur në Nikel të Krujës dhe është denoncuar në polici nga pronari Klajdi Buza. Dy personat, Astrit Hysa dhe Renata Isaku, u arrestuan si autorë të dyshuar të disa vjedhjeve në zonë.

Kujtojmë se efektivët e policisë kanë marrë mbrëmjen e sotme informacion se një person ka qenë i armatosur në afërsi të Rinasit mbrëmjen e kësaj të enjteje. Pas marrjes së informacionit policia ka shkuar për kapjen e tij dhe në momentin qe i janë afruar, dyshohet se ai ka qëlluar me armë zjarri, por fatmirësisht nuk ka efektivë të lënduar.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit