spot_img
Tuesday, December 16, 2025
spot_img

Kush është heroi që çarmatosi një prej terroristëve në sulmin në Australi?

Ai ishte fshehur pas një makine për të vlerësuar situatën. Pastaj bëri ndërhyrjen e tij vendimtare: imobilizoi dhe çarmatosi njërin nga dy sulmuesit që kishin hapur zjarr gjatë një festimi të Hanukkah-ut, ku mbetën të vdekur të paktën 12 persona.

Ai priti momentin e duhur, duke u fshehur pas një makine të parkuar, ndërsa të shtënat kishin krijuar panik në turmë.

Pastaj, me një qetësi të jashtëzakonshme, ai iu hodh njërit prej sulmuesve, duke arritur ta nënshtronte dhe t’i merrte pushkën.

Personi që shpallet si hero është Ahmedi, një arab australian që drejton një lokal.

Ahmeti i plagosur, por një hero

Burri që çarmatosi njërin nga dy sulmuesit në Bondi Beach u qëllua dy herë . Ai tani është në spital dhe do t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale, por pritet të jetë mirë. 

7 News raportoi lajmin pasi e identifikoi atë pas intervistimit të kushëririt të tij, Mustafës.

Ahmed al Ahmed, është 43 vjeç, i martuar dhe baba i dy fëmijëve. Ai u qëllua me dy plumba në krah.

Ahmedi çarmatosi njërin nga dy personat e armatosur, i cili, siç mund të shihet në imazhet e postuara në internet, më pas u largua drejt sulmuesit tjetër. Ky i fundit më pas qëlloi në drejtim të tij, duke e goditur me shumë gjasa Ahmedin.

“Ai është ende në spital dhe ne nuk e dimë çfarë po ndodh brenda”, tha kushëriri i tij, i intervistuar jashtë spitalit, duke shtuar se “mjekët thanë se do të jetë mirë”.

“Do të na lejojnë të shkojmë ta shohim brenda dy orëve të ardhshme. Ai ka nevojë për operacion, por shpresojmë se do të jetë mirë. Ahmeti është një hero, 100% një hero, sepse ajo që shohim në rrjetet sociale tregon se është 100% një hero!”, shtoi ai.

Pasi e çarmatosi sulmuesin dhe e shtyu përtokë, burri e mbajti situatën nën kontroll, duke ia drejtuar armën sulmuesit dhe duke telefonuar menjëherë policinë në celular. Pamjet e skenës, të kapura nga disa kalimtarë, u bënë shpejt virale në mediat sociale.

Ndërhyrja e tij i lejoi forcat e rendit të arrestonin njërin nga dy autorët e sulmit. Sipas vlerësimeve paraprake, ende të përkohshme, të shtënat rezultuan me të paktën 12 të vdekur, si dhe shumë të plagosur. Operacionet e sigurisë dhe të shpëtimit vazhduan për orë të tëra përgjatë gjithë zonës së plazhit.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit