spot_img
spot_img
Thursday, December 25, 2025
spot_img
spot_img

Kush është drejtoresha e shkollës që u plagos nga djali i saj, detaje

Një ngjarje e rëndë ka tronditur komunitetin në Maqellarë, pasi një 50-vjeçare është plagosur me thikë nga djali i saj.

Sipas burimeve të Euronews Albania, 50-vjeçarja Nexhmie Sula mban postin e drejtoreshës së shkollës 9-vjeçare në fshatin Pocest, ndërsa është goditur me thikë nga djali i saj 26-vjeçar, Ikler Sula.

Ngjarja ka ndodhur pas një konflikti familjar për motive të dobëta, ndërsa i riu është arrestuar menjëherë nga forcat e policisë.

50-vjeçarja e plagosur, Nexhmie Sula, është sjellë në spitalin e Traumës në Tiranë, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Sipas burimeve të Euronews Albania, 26-vjeçari, i cili plagosi me thikë nënën e tij, vuante nga probleme të shëndetit mendor dhe kurohej prej tre vitesh.

Familja që jeton në fshatin Çernenë, 1 kilometër larg Maqellarës mendonin se pas kurimit 26-vjeçari ishte shëruar dhe i kishte rikuperuar problemet e tij me shëndetin mendor.

Nexhmie Sula është nënë e tre fëmijëve, dy djemve dhe një vajze, ndërsa u plagos nga djali më i vogël i saj, 26-vjeçari Ikler Sula, i cili dyshohet ta ketë kryer aktin për shkak të problemeve të shëndetit mendor.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit