Një deklaratë e Gjestit brenda shtëpisë së Big Brother Vip ka bërë lëmsh gjithë rrjetin. Teksa qëndronte në dhomën e grimit, Gjesti është dëgjuar të përmendi emrin e një vajze të quajtur Diellza.
Kaq ka mjaftuar që në rrjet të fillojnë aludimet se kush është kjo vajzë, së cilës Gjesti i thotë “më prit se të mbaroj disa punë e do vij ta dridhi”, një nga shprehjet tipike të Gjestit brenda shtëpisë.
Disa mendojnë se Diellza është vajza e cila kujdeset për lukun e gjestit.
Disa të tjerë mendojnë se është ish-e dashura me të cilën ka pasur një histori dashurie 5-vjeçare.
Disa mendojnë se ai i referohet Xhenetës, e shumë të tjerë mendojnë se kjo është thjesht një lojë e Gjestit për të bërë ‘lëmsh’ publikun.
E megjithatë ka edhe nga ata që mendojnë se nëse kjo është e vërtetë, që ai ka dikë në krah jashtë shtëpisë, duhet të dalë që të mos luajnë me ndjenjat e Eglit.
Do e nxjerr Vëllai i Madh apo jo këtë video? Kjo mbetet për t’u parë…










