spot_img
Wednesday, December 17, 2025
spot_img

Kush është adhuruesi i Hitlerit që Vuçiç po e përdor kundër studentëve protestues (Foto)

Serbia është përfshirë nga një valë protestash dhe përplasjesh mes qytetarëve që mbështesin studentët dhe forcave qeveritare. Media serbe raportojnë për dhunën që forcat e sigurisë kanë ushtruar ndaj protestuesve, gjë që ka bërë që të ketë reagime ndërkombëtare ku i kërkohet Presidentit serb, Aleksandar Vuçiç të hetohen rastet e dhunës dhe të garantohet e drejta e demontratave paqësore.

Së fundmi është denoncuar emri i një prej ish-bashkëpunëtorëve të afërt të Vuçiç, i cili duket se është i përkushtuar ndaj idesë së nazizmit. Bëhet fjalë për Vuk Fatic, një ish-këshilltar i ri në kabinetin e presidentit.

Studentët protestues kanë publikuar foto të ish-këshilltarit në zyrën e presidentit nga radhët e SNS-së në profilin e tyre zyrtar X.

Kush është adhuruesi i Hitlerit që Vuçiç po e

“A e dini kush është ‘nazisti’? Është ish-këshilltari juaj i ri në zyrën e presidentit (kuadri i SNS-së, sigurisht). Dhe a e dini se si e dimë ne? Ne e dimë kështu”, shkruajnë studentët dhe bashkëngjitën disa foto nga profili i Faticit në Facebook si provë, shkruan nova.rs.

Fotot tregojnë se Fatic lartëson nazizmin dhe Adolf Hitlerin, madje ai bëri një fotografi të një foshnje mbi të cilën vendosi librin e Hitlerit “rendi im i Botës”.

Siç është raportuar më parë nga mediat, Vuk Fatic, i cili është një figurë kontroverse, dyshohet se ishte drejtuesi i Partisë Radikale Serbe, dhe pasi SNS erdhi në pushtet, ai u bë koordinator për bashkëpunim me median në Kabinetin e Presidentit të Republikës, Tomislav Nikolić.

Në vitin 2012, shoqatat NUNS dhe UNS dënuan kërcënimin që Vuk Fatic i dërgoi gazetarit të tyre, i cili e telefonoi për një koment mbi një gafë të rëndë që ai bëri duke bërë një foto të foshnjës së tij të mbuluar me librin e Hitlerit “Rendi im i Botës”.

Kush është adhuruesi i Hitlerit që Vuçiç po e

Fatiç më pas reagoi me inat duke thënë: “Thjesht publikojeni dhe ne e kemi përfunduar bashkëpunimin përgjithmonë.”

Presidentja e atëhershme e UNS-it, Ljiljana Smajlovic, tha se “ata nuk duhet as t’i kërcënojnë gazetarët dhe as t’u mohojnë atyre informacion.”

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit