spot_img
spot_img
Monday, March 2, 2026
spot_img
spot_img

Kush e tradhtoi Ali Khamenein?!

Vdekja e Ali Khamenei, ishte një goditje shumë e fortë për regjimin e ajatollahëve.

Një deklaratë nga Këshilli i Lartë i Sigurisë Kombëtare të Iranit, e transmetuar nga disa kanale shtetërore radio-televizive, konfirmoi se Ayatollah Khamenei u vra në zyrën e tij herët në mëngjesin e së shtunës.

Sipas raportimeve, Ali Khamenei kishte një takim sekret me këshilltarët e tij të ngushtë në pallatin e tij në Iran.

Megjithëse takimi ishte konfidencial, dikush dyshohet se ia ka transmetuar informacionin shërbimit sekret izraelit, Mossad-it.

Agjentët e Mossad-it thuhet se morën detaje nga brenda qeverisë iraniane lidhur me vendin ku do të mbahej takimi i Khameneit, orarin dhe personat që do të merrnin pjesë. Udhëheqja e lartë e Iranit ishte planifikuar të merrte pjesë në një takim brenda kompleksit presidencial në orën 9:00 sipas kohës lokale të së shtunës.

Edhe pse sipas ekspertëve sulme të tilla kryhen zakonisht gjatë natës, pas marrjes së informacionit Izraeli ndryshoi planin fillestar dhe nisi sulmin menjëherë në mëngjesin e së shtunës.

Sipas mediave izraelite, trupi i tij u gjet në rrënojat e ndërtesës së kompleksit presidencial.

Kush e tradhtoi Ali Khamenein?!

Një foto ka qarkulluar në rrjetet sociale se aty ndodhet trupi i Khameneit, por nuk është konfirmuar zyrtarisht

Informacionet për eliminimin e Khameneit janë ende në fazë të hershme, ndërsa lidhur me përfshirjen e Mossad-it, siç premton një analizë e “The Jerusalem Post”, kur të zbulohen të gjitha detajet “do të bien nofullat”, duke theksuar se diktaturat rrëzohen nga brenda.

Niveli i mashtrimit, inteligjenca e saktë, cilësia e ekzekutimit, kreativiteti. Fakti që Izraeli kishte një fotografi të trupit të Ali Khameneit është i paimagjinueshëm. Kjo duhet t’u qartësojë gjërat ajatollahëve që janë ende atje dhe situatës së tyre”, theksohet në publikim.

Nga ana tjetër, “New York Times” zbulon se operacioni u parapri nga bashkëpunimi mes CIA-s dhe Mossad-it. Agjencia amerikane e inteligjencës kishte ndjekur Khamenein për muaj me radhë, duke krijuar një panoramë të plotë të lëvizjeve dhe rutinës së tij, sipas burimeve që njohin operacionin.

Më pas, agjentët mësuan se një takim i zyrtarëve të lartë iranianë do të mbahej të shtunën në mëngjes në një kompleks udhëheqës në zemër të Teheranit. Më e rëndësishmja, CIA mori informacion se lideri suprem do të ishte i pranishëm në zonë.

Këto informacione krijuan një dritare mundësie për të dy vendet që të arrinin një objektiv të rëndësishëm dhe të hershëm: eliminimin e figurave të larta iraniane dhe vrasjen e Ayatollah Khameneit.

Izraeli, duke përdorur informacionet e inteligjencës amerikane dhe ato të veta, ekzekutoi një operacion që e kishte planifikuar prej muajsh: vrasjen e synuar të udhëheqësve të lartë të Iranit.

Takimi ishte planifikuar të mbahej në kompleksin ku ndodhen zyrat e presidencës iraniane, të liderit suprem dhe të Këshillit të Sigurisë Kombëtare.

Izraeli ishte në dijeni se në mbledhje do të merrnin pjesë figura të larta të mbrojtjes iraniane, përfshirë komandantin e Gardës Revolucionare, Mohammad Pakpour, dhe ministrin e Mbrojtjes, Aziz Nasirzadeh.

Operacioni nisi rreth orës 6:00 të mëngjesit në Izrael, kur avionët luftarakë u ngritën nga bazat e tyre. Sulmi kërkoi relativisht pak avionë, por ata ishin të armatosur me municione me rreze të gjatë dhe saktësi të lartë.

Dy orë e pesë minuta pas ngritjes së avionëve, rreth orës 9:40 sipas kohës në Teheran, raketat me rreze të gjatë goditën kompleksin. Në momentin e sulmit, zyrtarë të lartë të sigurisë kombëtare iraniane ndodheshin në një ndërtesë brenda kompleksit, ndërsa Khamenei ndodhej në një tjetër ndërtesë pranë saj. 

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit