Dalja n*do e Bianca Censorit në Grammy 2025 bëri bujë dhe duket se do të diskutohet edhe për një kohë të gjatë, si në mediat e huaja ashtu edhe në rrjetet sociale.
30-vjeçarja u shfaq përkrah bashkëshortit të saj, Kanye West, në mbrëmjen e çmimeve, e veshur me një pallto të zezë leshi.
Kur çifti mbërriti në pikën ku ishin fotografët, Censori hoqi pallton dhe zbuloi trupin e saj të zhveshur, të cilin e “zbulonte” me një minifustan transparent.
Që nga ai moment, kjo lëvizje e saj është komentuar dhe analizuar në shtypin e huaj, ku shumica janë përpjekur të kuptojnë se çfarë po ndodh në fund të fundit në mendjen e kësaj gruaje dhe nëse ajo është kthyer në një “kukull” të West.
Sipas ekspertes së gjuhës së trupit, Judy James, e cila analizoi videon e paraqitjes së Biancas, ndonëse bashkëshortja e reperit të famshëm fillimisht dukej e sigurt për pamjen, vetëbesimi i saj shpejt ia la vendin frikës, pasi zbuloi fustanin transparent.
Siç raportoi ekspertja për Daily Mail, Censori e shikoi partnerin e saj pak para se të hiqte pallton, një lëvizje që tregonte një nervozizëm momental.






