spot_img
Tuesday, December 16, 2025
spot_img

Kush do të fitojë, Izraeli apo Irani?

Shkruar nga Spartak Ngjela

Sot në datën 14 qershor Izraeli po e godet intensivisht nga ajri Iranin dhe shenjat janë se ky operacion izraelit që quhet “Rising Lion” po godet një numër të madh objektivash ushtarake, për të cilat po theksohet se Izraeli ka vite që është përgatitur.

🔊
Nga shenjat po duket se kjo mund të jetë lufta e fundit midis Iranit dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, sepse dihet që Amerika është në mbështetje të plotë të Izraelit.

Sipas afektive të deritanishme të kësaj lufte po kuptohet se Izraeli paska krijuar një strategji shumë të saktë midis sulmit ajrore dhe goditjes së objekteve të mbrojtjes specifike të Iranit, që ai i ka bërë me armë të nivelit të lartë të forcës së tij strategjike.

Por deri tani Irani mendohet se ka lëshuar edhe raketa balistike kundër Izraelit; por dëmet janë të papërfillshme.

A mund të jetë kjo lufta e fundit midis Iranit dhe Izraelit; dhe në këtë fund: cili mendohet të jetë fituesi: Izraeli apo Irani?

II.

Operacioni izraelit kundër Iranit quhet me emrin “Rising Lion” dh℮ me sulmet ℮ ndërsj℮llɑ Izrɑ℮li nnisi operacionin ajror, duke goditur një numër të madh obj℮ktivɑsh ʋshtɑrake dhe bërthɑmѻre br℮nda Irɑnít.

Sʋlmet, që gѻditën ℮dh℮ ѻbj℮ktin kyç të pɑsurimit bërthɑmor në Nɑtɑnz, por edh℮ një impiant në Isfɑhɑn, shkɑktuɑn humbj℮ të kѻnsid℮rueshm℮ në Iran. Ambɑsadѻri iranian në OKB raportoi se 78 p℮rsѻna u vranë dh℮ mbi 320 u plɑgosën, duke përfshirë komɑndɑntë të lartë ushtɑrakë si Hѻss℮ín Sɑlami dh℮ Mѻhammɑd Bɑgheri, si dh℮ shk℮ncëtarë të shquɑr bërthɑmorë sí F℮r℮ydѻʋn ɑbbɑsí.

E gjithë kjo situatë ka sjellë pështjellim dhe një oreks të madh psikologjik në krerët ushtarakë të Izraelit.

Kurse Izraeli po vijon sulmet ajrore të cilat po shkatërrojnë pozicionet e uzinave të prodhimit të armëve bërthamore dhe vetë raketat e fuqishme me rreze të gjatë të Iranit.

Shenjat po tregojnë që Amerika me Izraelin po shkatërrojnë armikun më të rrezikshëm dhe më të fuqishëm të tyre.

III.

Çfarë po duket realisht në këtë luftë?

Më shumë se 20 komandantë iranianë janë vrarë nga sulmet ajrore izraelite në Iran, ka bërë të ditur Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF) në përditësimin e tyre më të fundit.

Sipas deklaratës, avionët luftarakë izraelitë kanë vrarë shefin e Drejtorisë së Inteligjencës në Shtabin e Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Iranit si dhe komandantin e arsenalit raketor tokë-tokë të Gardës Revolucionare Islamike (IRGC).

Gjithashtu…

Në njoftim thuhet: “Që nga fillimi i operacionit, mbi 20 komandantë të aparatit të sigurisë së regjimit iranian janë eliminuar”.

Të gjitha këto tregojnë se lufta midis Izraelit dhe Iranit, që sapo ka filluar këtë ditë; ende nuk mund të thuhet se sa do të vijojë.

Kjo sepse fillimet e betejës për një luftë të ashpër midis dy shteteve ende nuk e ka dhënë shenjën se sa do të vijojë më tej kjo luftë.

Historia e luftërave ka treguar se nëpër luftime të këtij lloji ka shumë kthesa dhe dredhi profesionale të strategjisë reale të luftimit.

Të shohim se çfarë të dhënash do të kemi pas dy apo tri ditësh.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit