spot_img
Wednesday, December 17, 2025
spot_img

Kush do e rrëmbejë ‘Topin e Artë‘ 2025? Përgjigjja që nuk pritej nga Kristiano Ronaldo

Së fundmi është bërë publike lista me 30 lojtarët kandidatë për të fituar “Topin e Artë” këtë sezon. Për të dytin vit radhazi, Kristiano Ronaldo nuk bën pjesë në këtë listë. Në fakt, jo vetëm Ronaldo, por mungon edhe Lionel Mesi. Në listën me 30 emra nuk është asnjë lojtar jashtë pesë ligave kryesore të Europës.

Rëndësia për këtë trofe individual sa po vjen vitet e fundit dhe po zbehet, madje kritikat për fituesin e vitit të kaluar, Rodri, kanë qenë të shumta dhe pati shumë debate.

Në një prononcim të fundit për “Sport.tv”, Kristiano Ronaldo i pyetur se kush do ta fitojë “Topin e Artë” këtë vit, dha një përgjigje befasuese, duke treguar që nuk e vlerëson aspak këtë trofe tani.

“Për mua është një trofe imagjinar”, u përgjigj Ronaldo. Një përgjigje që tregon mungesën e besueshmërisë që ka portugezi te ky trofe dhe një lloj pakënaqësie për mënyrën si përcaktohet fituesi.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit